Koka: 25 prilli të shërbejë si referendum për të larguar këtë qeveri, opozitës i duhet bërë "presion"

Data e zgjedhjeve po afron dhe partitë politike kanë filluartë lëvizin për përgatitjen për fushatë.

Kryeministri Rama kërkon një mandat të tretë teksa këtë të mërkurë (9 shtator) në mbledhjen me shtabin elektoral u ka kërkuar fitoren e 74 mandateve përpara drejtuesve politik.

Por gazetari Bledian Koka nuk beson në një 4-vjeçar tjetër për këtë qeverisje. Në një intervistë për Ora News ai thotë se 25 prilli do të shërbejë si një referendum për të larguar qeverinë aktuale.

Madje Koka u shpreh se opozitës i duhet bërë presion për tëshpalosur planin e tyre për të dalë nga kjo situatë.

Koka: Unë mendoj që data 25 prill të shërbejë sinjë referendum i cili nuk lejohet si koncept në Shqipëri. Nuk lejohen përveçsenë ato raste të veçanta atëherë kur i intereson qeverisë. Ajo ditë mund të shfrytëzohetsi referendum për largimin e kësaj qeverie një orë e më parë. Sot ka ardhurkoha që opozitës t'i bëhet presion i shëndoshë që nga ky moment deri në prillata duhet t'i tregojnë qytetarëve shqiptarë se si duhet të dalim nga kjo situatëshkatërrimtare. Sot ka thuajse një vit nga tërmeti dhe banorët që u janë dëmtuarshtëpitë marrin vetëm premtime, që jetojnë në çadra. Si do jua shpjegoj nxënësveshqiptarë që premtimin që u ka bërë se shkollat e dëmtuara do të jenë gati nështator kur ai pak ditë më parë shkoi dhe inspektoi fillimin e punimeve të njëshkolle në Durrës. Me keq se kaq nuk di se çfarë mund të bëj.

Koka thotë se e vetmja mënyrë që Rama të fitojë një mandat tëtretë është nëpërmjet bandave kriminale dhe blerjes së votës siç ka bërë më parë.

Koka: Nëse do të zgjidhte të njëjtën rrugë siçbëri në 2017 nëpërmjet bandave kriminale dhe blerjes së votës atëherë sa herëqë të zhvillohen zgjedhje aq herë do të humben. Unë mendoj që ndryshe ngazgjedhjet e kaluara mendoj që në 2021, do të jetë e vështirë për Ramën që tëmarrë një mandat të tretë.

Gjithashtu Koka solli në vëmendje dhe akuzat e PartisëDemokratike pak ditë më parë në lidhje me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Sipas selisë blu, Shqipëria sërish ka dalë e humbur nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar përballë një kompanie greke, e cila ishte e detyruar të largohej nga vendi ynë për shkak të presioneve nga miku i Taulant Ballës.

PD thotë se fatura që do të paguajnë qytetarët shqiptarë është44 mln euro, ndërsa Koka shtron pyetjen se sa është fatura që duhet të paguajmëpër Ramën.

Koka: Rezervat mund të jenë vetëm për qeverinëpasi opozita ka hequr dorë nga çdo lloj pushteti. Një qeveri që nuk dëgjon ështëshumë e vështirë që të bashkëpunosh. Çështjet me një qeveri të tillë mund t'izgjidhim vetëm nëpërmjet votës. Rama i ka mashtruar ata për ditë. I kamashtruar për shëndetësinë falas. Gjendja është rënduar nga koronavirusi ku neçdo ditë humbim jetë si pasojë e saj. Ne jemi në këtë situatë pasi qeveriavendosi që 110 mln euro që nëse sot do të ishin në shërbim të shëndetësisë do tëshpëtonim jetë njerëzore në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe nuk jua dha qytetarëveshqiptarë por ia dha vetëm 1 qytetari. Imagjinoni se çfarë ndodh me këtotendera korruptivë. Vetëm para pak ditësh mësuam që për shkak të një miqësie qënumri 2 i PS, Taulant Balla ka me një biznesmen të dënuar për drogë, Edmond Bego,kompanisë që iu dha plotësimi i punimeve të rrugës Tiranë-Elbasan për shkak tëprishjes së njëanshme të kontratës me kompaninë greke sot duhet të paguajnë 44mln euro për rrugën për shkak se qeveria vendosi të dorovisë miqtë e TaulantBallës. Kaq para i kemi dorovitur vetëm me Ballën, imagjino se çfarë i kakushtuar kësaj qeverie me Edi Ramën, Ilir Beqaj e Arben Ahmeti për të kuptuarse kush është problemi.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti online EndiMullaj