Ulja e qirave për pasuritë shtetërore, Malaj: Vendim me risk të madh, opozita të mos lejojë kapjen e shtetit

Në prag të zgjedhjeve parlamentare qeveria vendosi uljen me disa herë të çmimit të dhënies me qira të pronave shtetërore. 

Vendimi prek më shumë Tiranën dhe zonat bregdetare, ku jo pak herë janë hedhur dhe akuza për vendime në favor të grupeve të caktuara.

Për ekspertin e ekonomisë Arben Malaj, ky vendim ka një risk të madh, pasiShqipëria ka institucione të dobëta.

Në një lidhje përmes Skype për 'Ora News', Malaj tha se nga ana e qeverisë duhet treguar transparencë, dhe kërkon nga opozita që të ketë një rol më të dobishëm, që të mos lejohet kapja e shtetit.

Arben Malaj: ''Çdo përpjekje për të futur në qarkullim ekonomik pasuritë e fjetura, do të jetë pozitive nëse qëllimi final do të jetë për të rritur interesin për të investuar, dhe për të rritur konkurencën e atyre që do përfitojnë nga këto politika. Është e shumë rëndësishme që të mos vazhdohet me politikën e përqëndrimit të çdo mundësie favozizuese që jep qeveria në pak duar. Kjo është e dështuar në vende sidomos në vende si Shqipëria, me institucione të dobëta. Risku është shumë i madh por duhet parë e duhet kërkuar transparencë maskimale, oponencë dhe opozitë. Në këtë debat është mirë që të përfshihen ekspertët, të kenë një qendrim sa më të paanshëm, por duhet të ketë edhe një rol më të dobishëm i opozitës, për të parandaluar që përqëndrimi i pushtetit politik të na çojë në korrupsion dhe kapje të shtetit.''

Lexo edhe: Pasuritë shtetërore jepen “falas”, në prag të zgjedhjeve qeveria ul me disa herë çmimin e qirave

Malaj u shpreh se paketet e miratuara nga qeveria nuk dhanë rezultatet që duheshin. Për të, qeveria duhet të kishte mbështetur bizneset që të luftohej papunësia.

Arben Malaj: ''Paketat anti-covid nuk dhanë rezultatet që priteshin apo që ishte i detyrueshëm të jepte së pari në reduktimin e papunësisë, dhe në kohezionin social, pasi askush nuk duhet të ndihet i brakstisur në Shqipëri, dhe nxotjen e biznesit. Në këndvështrimin në të cilin ndodhet Shqipëria, që është në prag të zgjedhjeve, detyra e parë e qeverisë është që të asistojë nga afër instrumenta konkretë favorizuese për bizneset aktuale. Që të luftohet papunësia duhet të mbështesim kompanitë që të mos rritet numri i të papunëve.''

Malaj thotë se vendimi i qeverisë për të marrë 600 milion euro borxh, ishtei nxituar dhe i paqartë.

Ai shprehet se qeveria duhet të kishte marrë donacione, dhe jo të kryejë partneritete publike, pasi mund të bëhen barrë e rëndë për ekonominë.

Arben Malaj: ''Bazuar në vlerësimet që ka bërë BE, Banka Botërore dhe FMN, për efiçencën e paketave anti krizë, rezulton se qeveria shqiptare ka qenë e paqartë, masat kanë qenë të pa studiuara mirë, dhe efiçenca e tyre ka qenë jo e plotë. Qeveria ka dështuar për të thithur një pjesë të fondeve që do shërbenin për rritjen ekonomike, duke bërë dy punë të mira, një asisentcë reale për të pastrehët nga tërmeti dhe do ishin më shumë para në ekonomi. Një pjesë e konsumit në ekonomi do vinte nga pagat e atyre që do punonin në implementimin e këtyre donacionave për ndërtimin e banesave, shkollave e spitaleve, dhe nga ana tjetër biozneset do të rigjallëroheshin. Ajo që është më shqetësuese, është deklarata e kryeminstrit se është lodhur me donatorët. Do të bëjë çdo investim në Shqipëri me partnerirtet publik preferencuial, e cila mund të bëhet barrë për ekonominë shqiptare.''

Sipas ekspertit të ekonomisë, informaliteti në vend do të rritet për shkaktë rritjes së varfërisë dhe papunësisë.

Arben Malaj: ''Në të gjitha rastet e krizave, informaliteti rritet sepse rritet varfëria, rritet papunësia, dhe për mbijetesë tentohet të shkohet në informalitet. Edhe në krizën financiare të vitit 2008, në Gjermani u rrit informaliteti nga 8% të GDP, në 10%. Ne e kemi 33-36%. Pra, e pranojmë se do ketë rritje të informalitetit. Nuk luftohet informaliteti me gjoba, nuk është strategji. Vendet e tjera të botës kanë treguar se nëse do që të luftosh informalitetin, duhet që 80% e masave të jenë lehtësuese, dhe vetëm 20% të jenë penalizuese.''

Malaj mendon se amnistia fiskale nuk është shkop magjik që mund të reduktojë informalitetin.

Arben Malaj: ”Amnistitë fiskale nuk janë shkopi magjik siç e pretendon qeveria se do zgjidhë problemet e trashëguara të informalitetit, apo se do të reduktojë informalitetin. Kaq e paqartë dhe e papërgjegjshme është qeveria sa promovon një ligj për amnistisë, dhe ndryshe nga vendet e tjera të botës, nuk jep shifër se sa çpjesë e burimeve informale do të formalizohen, dhe sa do të jenë të ardhura në buxhet. Ligji më tepër ose detyrime të panjohura të qeverisë ndaj atyre që do përfitojnë realisht, ose një keqpërdorim elektoral.”

Ai u shpreh se aministia nuk i ndihmon emigrantët, pasi ata kanë para informale nga mospagimi i taksave në shtetet ku jetojnë.

Për Malajn, problemi që ka Shqipëria është paraja kriminale, dhe aminstia nuk e lufton dot krimin në ekonomi.

Arben Malaj: ”U fol se amnistia do ishte një ndihmë e madhe për emigrantët. Nga të gjitha kontaktet që ne si institut për politikat publike dhe mirëqeverisje, kemi me emigrantët në Greqi dhe Itali, asnjëri prej tyre nuk e sheh si një instrument që do t’i ndihmojë. Ata kanë vite atje, njohin sistemin bankar. Nëse kanë para informale nga mospagimi i taksave,  nuk është para kriminale. Problemi që ka Shqipëria është paraja kriminale. Amnistia fiskale nuk e lufton krimin në ekonomi.”

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Renato Çaushi.