Itali: Tamponi për Covid-19 jep rezultatin për 3 minuta

Shkencëtarët ialianë kanë zhvilluar tamponin që mund të tregojë brenda 3 minutash nëse jeni të infektuar apo jo me Covid-19.

Quhet ''Daily Tampon'', që në shqip do të thotë ''Tamponi i Përditshëm'', dhe është krijuar nga një kompani me bazë në Brianza në Merate (Lecco) në bashkëpunim me Universitetin e Sannio.

Tamponi  përdor pështymën për ekzaminim.

Ekspertët e shohin me shpresë dhe vëmendje këtë lloj testi i cili, rezulton i besueshëm, mund të jetë një ndihmë e madhe në sektorë delikatë.

“Tamponi i Përditshëm”, ka marrë aprovimin e Ministrisë italiane të Shëndetit dhe prodhimi i tij mund të nisë në masë. Ai funksionon njësoj si një test shtatzënie.

Fillimisht merren kampionë të pështymës dhe vendosen në tampon, ku falë përdorimit të tre reagentëve mundësohet dhe rezultati.