Denoncimi i Vokshit: Drejtori me Covid i një shkolle në Kombinat është "zhdukur", mësuesve nuk është bërë tamponi
Shkollat në të gjithë vendin pritet të hapin dyert për nxënësit të hënën e 14 shtatorit.
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se shkollat nuk janë ende gati, dhe për këtë ajo i referohet kryesisht kryeqytetit.
Vokshi: Në Tiranë shumica e shkollave kanë 35-40 nxënës në klasë.Aq më tepër qëka dhjetëra shkolla që shembur. Nxënësit e "Sami Frashërit" kanëshkuar te "Çajupi". Nuk po punësohet mësues shtesë por po pushohennga puna.Të gjitha këto problematika duhen rregulluar para se të nisë shkolla.Vende të tjera kanë marrë ambjente shtesë me qira.
Sipas saj, protokollet janë të mira por janë tëpazbatueshme në kushtet aktuale.
E ftuar në "Ditë e Re" në Rtv Ora,ajo tha se në selinë blu çdo ditë vinë denoncime nga qytetarë, duke treguaredhe rastin e një drejtori shkolle në Kombinat me Covid.
Vokshi: Denoncime vijnë në mënyrë të vijueshme. Denoncimi që ka ardhur para dy ditësh është shqetësues. Një drejtor i njërës prej shkollave në Kombinat thuhet se është prekur nga Covid, ndërkohë që ai ka pasur mbledhje me mësues, me prindër. Nuk flitet për të. Drejtori është "zhdukur", nuk dihet nëse ka Covid ndërsa mësuesve nuk u është bërë tamponi. Por kjo shkollë do të presë fëmijët pas 3-4 ditësh.
Vokshi nuk mbështet vijimin e mësimit online,duke treguar edhe përvojën e saj me dy vajzat, por një shtyrje e fillimit tëvitit të ri shkollor sipas saj duhet të ishte bërë në mënyrë që të merren tëgjitha masat për të garantuar shëndetin e nxënësve dhe stafit arsimor.
Vokshi: Kam dy vajza dhe jam marrë në mënyrë të dedikuar me mësimin online,ishte shumë i vështirë, kërkonte shumë mund, më duhet dhe mua të merresha meto. Unë nuk jam për mësimin online, jemi që fëmijët të shkojnë në shkolla seatje mund të bëhet mësimi.Fëmijët gjatë qëndrimit në shtëpi janë bërë të varurnga telefoni, po mbyllen në veten e tyre. Covid do të lërë shumë pasoja tegjithë ne. Jemi për mësimin fizik, ajo që kërkojmë është të merren masat, tëmos cedohet. Më mirë ta shtyjmë disa ditë apo javë por ama të merren kushtet.Nuk kemi ujë në shkolla.
Ajo foli edhe për librat falas, duke u shprehur se kemi të bëjmë me libra në përdorim jo falas.
Intervista në studion me moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu, përgatiti për online Besjana Kuçana