Paloka: Rama ka mbledhur krerët e bandave të krimit në një hotel në Durrës
I ftuar në RTV Ora, nënkryetari i PD-së, Edi Palokatha se shqiptarët mezor po presin që të ikë Rama.
Për Palokën, Rama i ka kthyer sërish në krye tëqarqeve socialistët e partisë që tëvjedhin zgjedhjet.
Edi Paloka: Shqiptarët mezor po presin që të ikë Rama. Të gjitha sondazhet flasin përnjë humbje të opozitës dhe për humbjen më të thellë të PS-së. Rama po përgatitet,ashtu sikurse në 2017 pa program, me të njëjtën strategji. Caktoi drejtuesit eqarqeve, duke u kthyer te hajdutët e tij më të afërt me të cilët vodhi zgjedhjet.I ka kthyer sërish në krye të qarqeve që të vjedhin sërish zgjedhjet. Kryetarëvetë bashkive që morën nga 10-16% u kërkon që të marrin 800 mijë vota. Deputetët ipërzënë nga zonat e tyre. Asgjë nga këto nuk do t'i funksionojë. Ne nuk jemi njëparti që pret t'i bjerë fryti në dorë, meqë e qelbi ky do të fitojmë ne.
Paloka u shpreh se dihet se vjedhjen e zgjedhjeve e kabërë PS, por në fund lihen brenda në burg komisionerët e opozitës dhe lirohenata të mazhorancës.
Edi Paloka: Kjo qeveri në ikje kërkon që të rrëmbejë cka mbetur. Skandali i rrugësTiranë-Elbasan tani plasi sepse arbitrazhi dënoi shtetin shqiptar. Tani duhet tëpaguajmë 44 milionë euro për grekun. E di gjithë bota se cilët janë ata që vodhënzgjedhjet e vitit 2017. Dihet se vjedhjen e ka bërë PS, por në fund lihenbrenda në burg komisionerët e opozitës dhe lirohen ata të mazhorancës. Kjo tentativae Ramës me dosjen 339 ishte për të treguar se diçka po lëviz, por ishte njëbllof. Më mirë ta kishin lënë ashtu sikurse ishte. Nuk mund të presim që Rama tëdënojë veten.
Paloka shtoi se Rama ka mbledhur para pak ditësh krerëte bandave në një hotel në Durrës, prandaj vendosi që të drejtojë qarkun pasikjes së Vangjush Dakos.
Edi Paloka: Rama do përpiqet që të japë sinjale se do të vjedhë dhe i ka mbledhurbanditët edhe në Durrës. Ai ka mbledhur banditët dhe kriminelët e Durrësit nënjë hotel dhe ne do të bëjmë denoncimin. Iku Gjushi me bandat nga Durrësi. Kur tëvijë momenti i duhur do ta publikojmë. Kjo është një gjë e sigurt dhe do tëmerret vesh se i njeh i gjithë Durrësit. Gjushi kishte fijet me bandat, prandajka ardhur Rama që të mbajë lidhjet për zgjedhjet, se janë futur në konflikt menjëra-tjetrën.
Referuar zgjedhjeve, Paloka tha se Rama mund të bëjë ç'tëdojë, por këtë herë asgjë nuk e shpëton nga humbja.
Edi Paloka: Ne besojmë se forca jonë, bashkë me shqiptarët do të jetë aq e madhe,sa edhe Rama nuk ka se çfarë bën. Rama do të humbasë shumë thellë. Rama kërkonqë të prishë marrëveshjen e 5 qershorit, por do të tregojë se është kundër ndërkombëtarëve.Le të bëjë çdo gjë, të prishë marrëveshjen dhe kodin, por këtë herë nuk e shpëtonasgjë, i ka ardhur fundi. Prandaj le të bëjë çdo lojë që do, të gjitha do t'idalin flluska, sepse do të humbë thellë.
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti A. Kurti