Prrenjas, përplasen 2 makina, raportohet për të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2020, 21:25
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Përrenjasit.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete.
Nga informacionet paraprake nuk raportohen viktima, por vetëm 2 persona të lënduar të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po mundohet që të zbardhe shkaqet e ngjarjes.


FOTO LSA