Rrugorja bën "kërdinë", mbi 5 mijë gjoba për 3 ditë, 53 të arrestuar

Policia rrugore ka bërë "kërdinë" megjoba gjatë ditëve të fundit.

Në 72 orë janë vendosur 5,391 gjoba për drejtuesite mjeteve për shkelje të ndryshme ku shumë drejtues kanë kaluar mbi 50-80 km/hnga shpejtësia e lejuar.

Gjithashtu u janë pezulluar 234 leje drejtimisi dhe janë shoqëruar në polici 53 persona.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendinjanë pezulluar 65 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 25drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 28 të tjerë,për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 1362 masa administrative përparakalime të gabuara dhe 54 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhemanovra të rrezikshme në rrugë;

Policia Rrugore apelon për të gjithëdrejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllimqë destinacioni të jetë i sigurt.