Bylykbashi: Në 2008 u deshën 14 muaj për të bërë ndryshimet kushtetuese, sot bëhen për 1 javë

Nisja e sezonit të ri politik do të ulë sërishnë tryezën e Këshillit Politik palët për të diskutuar mbi implementimit endryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor dhe hapjen 100 përqind të listave.

Partitë politike nuk kanë vendosur ende njëdatë se kur do të mblidhen.

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik,Oerd Bylykbashi thotë se ndryshimet në kodin zgjedhor nuk kanë ndodhur kurrëkaq shpejt.

Në një intervistë për Ora News ai kujton ndryshimet e bëra në kodin zgjedhor në vitin 2008 ku u deshën 14 muaj negociata për hartimin dhe implementimin e tyre ndërsa këtë vit u bën për 1 javë.

Bylykbashi: Nuk janë as 7 muaj nga zgjedhjetmë datë 25 prill. Të fusësh vendin në një ngërç të tillë ku të mos mjaftoninmarrëveshjet e 14 janarit dhe 5 qershorit tregon që Edi Rama ka planifikuar rëniedrastike të standarteve zgjedhore. Një proces 1 javor i Këshillit Politik përndryshimet kushtetuese, i cili ishte një proces fars që donte Edi Rama. Ai ekaloi njëanshmërisht dhe nuk ja kishte nevojën këshillit politik. Sot ështëdata 8 shtator dhe në kushtet më të mira duke llogaritur këshillin, komisioninparlamentar për shqyrtimin e procedurës parlamentare dhe gjithë proceset për tëmiratuar kodin zgjedhor, ka shumë mundësi që ne të kapërcejmë dhe tetorin dheligji të mos ketë hyrë në fuqi. Koha nga dita kur hyn në fuqi, rregullat e rejanë garën mes subjekteve zgjedhore dhe ditës së regjistrimit të subjektevezgjedhore është vetëm 4 muaj. Nuk ka ndodhur kurrë. Gjithashtu nuk ka ndodhurkurrë që kodi zgjedhor të ketë ndryshuar në kaq pak kohë. Në vitin 2008 u deshën7 muaj negociata për të ndryshuar Kushtetutën, nga shtatori i 2007-21 prill të2008 e cila u bë me konsensus. Pastaj nga prilli deri në nëntorin e 2008 u bëndryshimi i Kushtetutës me konsensus. Pra ishin 14 muaj për të ndryshuar.

Në seancën e parë parlamentare kryeministriRama shprehu dhe njëherë vendosmërinë e tij për mos hapjen e listave 100 përqindpa u garantuar më parë kuota gjinore.

Bylykbashi thotë se me hapjen 100 përqindkuota gjinore mund të mos ruhet pasi është vetë votuesi që zgjedh. Ai u shprehse Rama po tenton të bllokojë listën me këtë pretekst.

Bylykbashi: Formula e koalicioneve si kompozohen sot nuk duhen ndryshuar. Për ne një çështje është e rëndësishme në këtë proces, hapja e listave 100 përqind. Pjesa tjetër, ndryshimet në pragun zgjedhor, këto mund të marrin kohë dhe të krijojnë konfuzion tek zgjedhësit. Hibride që nuk funksionojnë, Edi Rama mos të përpiqet tja shesë askujt. Ajo që thotë ai është qartazi një tentativë për të bllokuar një pjesë të listës e cila do të bënte të pamundurën që zgjedhësit të kenë hapësirën që të përcaktojnë të gjithë një për një. Kuotat gjinore në listat e hapura kanë problem pasi është zgjedhësi që vendos dhe një nga arsyet pse është zgjedhur lista e mbyllur në vitin 2008 ishte kuota gjinore. Nëse do të kishte ngritur çështjen e listës së hapur ne do të kishim biseduar dhe për kuotat. Mos përdor gratë Edi Rama për të fshehur tentativën për të mbyllur listën. Detaje teknike do të punohet për t'i gjetur.

Brenda opozitës së bashkuar është përfolur përndryshimin e formulës së koalicioneve ku kreu i Partisë Republikane, FatmirMediu ka propozuar krijimin e koalicioneve brenda koalicionit të madh.

Bylykbashi u shpreh se këto janë çështje tëtaktikave elektorale duke mos e mohuar mundësinë e krijimit të tyre.

Bylykbashi: Këto janë çështje të taktikës elektorale. Çfarëdo që mund të bësh, sistemet zgjedhore nuk mund të ndryshojnë rezultatin zgjedhor që prodhon vota e njerëzve. Një sistem zgjedhor nuk mund të ndryshojë as keqmenaxhimin e një qeverisje, as grabitjen e pasurive të këtij vendi, rritjen e taksave.Kryefjala këtu është që Rama do të humbasë më pak apo do humbasë më shumë. Edhe në vitin 2005, opozita ishte në dy koalicione dhe sërish fitoi.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj