Dy të vdekur në aksidente rrugore në Tiranë e Fier

Dy qytetarë humbën jetën në dy aksidente të ndryshmerrugore në Tiranë dhe Fier në harkun e pak orëve.

Në Vaqarr, rreth orës 00:30, tek kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nëambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë në Fier, rreth orës 07:15 në fshatin Frakulle Vogël, shtetasi  F. L., 58 vjeç, kaqënë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e ciladyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punonpër sqarimin e plotë të ngjarjes.