Grabiti me sëpatë fqinjët, 47-vjeçari me kanatiere në gjykatë: S'mbaj mend asgjë, isha i pirë
Gjykatae Fierit mbajti në qeli 47 vjeçarin Pajtim Dhana që grabiti e kërcënoi mesëpatë dy fqinjët e moshuar në fshatin Pishë. Ai u paraqit në gjykatë i veshurme kanatiere, ndërsa pretendoi se nuk mbante mend asgjë pasi kishte qenë idehur.
Me maskë e doreza kundër koronavirusit dhe i veshurme kanatiere u paraqit para gjykatës së Fierit, 47 vjeçarin Pajtim Dhana, icili grabiti nën kërcënimin e një sopate një çift të moshuarish.
Para gjyqtarit Alfred Konomi, 47 vjeçari kadeklaruar se nuk mban mend çfarë ka ndodhur.
“Kam qenë në gjendje të dehur” mësohet se deklaroi aipara gjykatës si formë shfaqësimi për grabitjen e dhunshme të fqinjve.
Më tej përmes avokatit, Pajtim Dhana, ka kërkuar njëmasë të lehtë sigurie pasi ka pretenduar se ka nënën në gjendje të rëndëshëndetetësore.
Por kjo nuk umor parasysh nga gjykata, e cila vendosi arrest me burg duke e mbajtur në qelideri në fund të hetimit për vjedhjen e dhunshme.

Ngjarja u shënuambrëmjen e 6 shtatorit, në fshatin Pishë të Fierit.
Athina e VangjelPrifti ishin në gjumë kur fqinji u shkoi në shtëpi dhe i terrorizoi e grabitinë kërcënimin e kësaj sepate.
Pasi u mori 30mijë lekët që çifti Prifti thotë se kishin kursyer për drutë e dimrit 47-vjeçariPajtim Dhana ishte fshehur në një tjetër shtëpi, aty ku u gjet e arrestua ngaPolicia.
LEXO EDHE- Grabitja e çiftit, flasin të moshuarit: Theu xhamin, na kërkoi lekët me sopatë