Rama kërkon 74 mandate, Shkodra qarku më problematik për socialistët
Kryeministri, Edi Rama, jo vetëm kërkon mandatin e tretë,por ju ka vendosur socialistëve edhe numrin e mandateve që duhet të arrijnë nëzgjedhjet e 25 prillit.
Mësohet se kryesocialisti Edi Rama në mbledhjen me shtabinelektoral në seli ka vendosur objektin prej 74 mandatesh përpara drejtuesvepolitik, të rinjve dhe të vjetërve.
Strategjia e fushatës elektorale e mazhorancës ka të bëjë mezbritjen në terren të të gjithë mazhorancës për të makisimalizuar votënqytetare.
Madje të dërguarit politik kanë bërë një prezantim parakryetarit të tyre për pakënaqësitë që kanë ndaj mazhorancës socialiste.
Balla: Ky takim i përjavshëm do tëvijojë deri më 25 prill. Ne kemi diskutuar sot mbi çështje të karakteritorganizativ, padyshim edhe të një raportimi të një vlerësimi që kemi mbledhurnga qytetarët mbi cilësinë e shërbimeve publike.I kemi dorëzuar kryeministritnjë përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët për cilësinë eshërbimeve publike, për përmirësimin e tyre.
Shkodra është sfida kryesore e PS, për këtë arsye Rama i kakërkuar Beqaj dhe deputetëve të kryeqëndres së Veriut që do organizojnësocialistët e përçarë dhe të ringrejnë strukturat.
Ndërsa qarkun më të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, EdiRama e ka marrë vetë përsipër për ta drejtuar fushatën elektorale.
Pakënaqësitë brenda socialistëve në Lezhë çuan edhe nëlargimin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nga drejtimi politik i këtijqarku.
Balla: PS në mënyrëtë vazhdueshme ka përzgjedhur dhe bërë ndryshime në drejtimin politik tëqarqeve. Nuk ka të bëjë aspak me performancën e Lleshajt si drejtues politik nëLezhë. Ai është ministër shumë i mirë, që ka shkëlqyer në krye të Ministrisë sëBrendshme. Në Lezhë PS do të marrë në zgjedhjet e ardhshme 4 mandate.
Rama kërkon të bindë qytetarët se ekipi që do të shkojë nëzgjedhjet parlamentare do të dalë nga vlerësimin i tyre. Me këtë stretegjivirtuale, Kryesocialisti ndoshta “lan duart” edhe me kritikët.
Balla: Kemidiskutuar dhe për krijimin e një kanali komunikimi virtual me anëtarësinë epartisë, për të vlerësuar performancën e çdo përfaqësuesi të PS. Ky kanal do tëkontribuojë në përmirësimin e partisë.
Pavarësisht se PS ka ndezur fushatën elektorale, ende nuk ka një datë për mbledhjen e Asamblesë e cila duhet të zgjedhë Kryesinë e re socialiste.