Përfshihet nga flakët pylli në Kepin e Rodonit, rrezikohen 50 hektarë

Kepi i Rodonit është përfshirë nga flakëtmbrëmjen e kësaj të marte (8 shtator).

Zjarri ka përfshirë pyllin në afërsi të kishëssë Shëndanout, pronë private e Provincës Franceskane dhe po përhapet me shpejtësi.

Përveç zjarrëfikëses, banorët kanë telefonuarOra News dhe janë shprehur shqetësimin pasi flakët po përhapen me shpejtësi.

"Mëdatë 08.09.2020, rreth orës 21:30, në Shën Pjetër, Ishëm, Durrës, në disashkurre ka rënë zjarr" - njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëses ndodhennë vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit i cili ndodhet largbanesave.

Aktualisht nga flakët e favorizuara nga erarrezikohen të shkrumbohen 50 hektarë pyje në një nga pikat më të bukura tëzonës.