Porti i Durrësit do t'i jepet privatit me koncesion për 5 vite
Një nga nyjet më të rëndësishme të shkëmbimevetregtare të Shqipërisë do t'i kalojë për menaxhim privatit për të paktën 5vite.
Përmes një tenderi Autoriteti Portual i Durrësitka hapur thirrje për të gjithë kompanitë e interesuara që të menaxhojnëterminalin e kontejnerëve me një fondlimit prej 3.7 miliardë lekësh.
Sipas të dhënave të APP-së financimi për këtëshërbim është i parashikuar nga të ardhurat që sigurohen nga tarifat portuale përshërbimet nga kontejnerët.
Kontraktuesi në dokumentet standarde bën medije se procedimi në këtë mënyrë garanton financimin e likuiditetin ndër vite.
Në lidhje me kohëzgjatjen e këtij koncesioniAPD thekson:
"Kontratame afat deri në 5 vjet me ofruesin e këtyre shërbimeve, shmang kostotadministrative që mund të kishte procedura e prokurimit në mënyrë të përsëriturdhe shmang riskun që sjell kryerja çdo vite e procedurës, kjo sepse procedurate prokurimeve kërkojnë një kohë të caktuar e cila do të sillte si pasojë mungesëne shërbimeve, ose në rastin më të mirë, kosto shtesë përgjatë këtyre periudhavetransitore."
Kompania private që do të fitojë koncesionindo të kryejë procedurat e kontejnerëve në portin e Durrësit ku do të realizohetmenaxhimi, operimi, mirëmbajtja, përmirësimin teknik dhe adaptimin për të përmbushurkërkesat aktuale dhe të ardhshme të trafikut në këtë port.
Të gjitha kompanitë e interesuara kanë afatderi në 22 shtator, ndërkohë që gjithë dokumentacioni ofrohet edhe në anglishtqë të kenë mundësi pjesëmarrje edhe kompanitë e huaja.