Dëshmon motra e Bucit: Nuk ishim të bindur për vrasjen deri sa u vërtetua nga ADN-ja
Policia ka vijuar marrjen nëpyetje të familjarëve të Eglantina Bucit të vrarë 8 vite më parë nga babai dhevëllai. Këtë të martë, para oficerëve ka dëshmuar motra e 23-vjeçares lidhur merrethanat e ngjarjes dhe problemet që ka patur motra e saj me babain dhe tëvëllain. Në pyetje pritet të merren dhe familjarë të tjerë për zbardhjen eshkaqeve të ngjarjes.
Policia dhe prokuroria janë vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjessë 23-vjeçares Eglantina Bucit, nga babai Faik Buci dhe vëllai Shkëlzeni.
Në vijim të punës, këtë të martë është marrë në pyetje motra eElgantina Bucit, Elona Buci, e njohur dhe me mbiemrin Tufa.
Ajo ka dhënë deklarime para oficerëve të policisë për rreth 60 minuta kuështë shprehur që për vite me radhë nuk e besonte që e motra ishte vrarë deri sau mor ADN-ja e nënës së saj Nafije Bucit, e cila vërtetoi vrasjen e saj.
34-vjeçarja është pyetur dhe për konfliktet që motra e saj ka patur mebabain, por ka mohuar të japë detaje pasi sipas saj dhe ajo kishte probleme kurështë martuar.
Pas dëshmisë së 34-vjeçares Tufa, policia dhe prokuroria pritet tëvijojnë hetimet dhe marrjen në pyetje të familjarëve, apo personave të tjerë qëkanë dijeni për ngjarjen.
Para oficerëve pritet të dëshmojë dhe nëna e vajzës dhe njerka për tëzbuluar më tej detaje të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në vitin 2012.
Njerka e Eglantinës, vijon të banojë në banesën që ndante me Faikun,tashmë të arrestuar, e cila refuzon të japë deklaratë për mediat.
Ndërkohë personi që zbardhi vrasjen makabër të 23 vjecares Eglantina Bucit nga babai dhevëllai në 2012 ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Ai e ka dhënë dëshminë rreth dy vjet me parë në gjykatë dhe menjëherëkanë nisur hetimet dhe gjurmimet e personave të cilët dyshohet se janë tëpërfshirë në krimin makabër.
Identiteti i tij mbahet i fshehtë, pasi autoritetet i druhen njëhakmarrje të mundshme nga familjarët Buci.
Më herët gjykata e Tiranës la në burg Faik dhe Shkelzen Bucin, babë ebir, të cilët akuzohen se vranë dhe groposën 8 vite me parë 23-vjeçaren,Eglantina Buci.
Ata e kanë mohuar vrasjen e 23-vjeçares, duke pohuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.