Ministrja Shahini: Në përfundim të mandatit do të largohem nga qeveria dhe Shqipëria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2020, 21:53
Besa Shahini, ministre e Arsimit që prej dhjetorit 2018, duket se nuk do të vazhdojë edhe për shumë gjatë të mbajë këtë post.
Gjatë intervistës së dhënë për ‘Ilva Now’ në Euronews Albania, znj. Shahini deklaroi se ka marrë vendimin që të largohet nga Shqipëria në përfundim të këtij mandati qeverisës dhe se ajo nuk do të përfshihet në fushatë elektorale.
''Dy gjëra janë të rëndësishme të ceken në këtë pikë. Unë tashmë kam njoftuar dehe kryeministrin Rama që kam marrë një vendim dhe nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati, rrjedhimisht nuk do të përfshihem në zgjedhje. Ishte një vendim i vështirë pasi mua realisht më pëlqen edhe angazhimi polik dhe e adhuroj Shqipërinë'', tha Shahini.