Hoti takon Tusk në Bruskel: Kosova e përkushtuar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, sot është pritur në takim nga presidenti iPartive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk.
Një ndër çështjet e diskutuara në këtëtakim ishte edhe procesi i dialogut me Serbinë.
Hoti shprehu gatishmërinë einstitucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, për arritjen e njëmarrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do tërezultojë me njohje reciproke.
Postimi i Kryeministit Hoti në Facebook
Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, sot jam pritur në takim nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, me të cilin biseduam për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, e në veçanti për menaxhimin e pandemisë COVID 19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Krahas theksit në zotimin e Qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e rendit dhe ligjit, biseduam edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe nevojën urgjente për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi.
Një ndër çështjet e diskutuara në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut me Serbinë, me ç'rast shpreha gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke.
Në takim me z. Tusk është vlerësuar lartë edhe roli që ka LDK-ja në të gjitha zhvillimet politike në vend, si parti anëtare e Partive Popullore Evropiane (EPP).
Kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiç u takuan ditën e sotme (7 shtator) në Bruksel. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogunMirosllav Lajçak, ka thënë se mes përfaqësuesve të këtyre dy shteteve në Bruksel, është arritur përparim i plotë në diskutimet rreth bashkëpunimit ekonomik dhe çështjes së personave të pagjetur dhe të zhvendosur.