Biden: Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA Joe Biden, deklaroi se Kosova duhet të jetë shtet i pavaruar, dhe jo pjesë e Serbisë.

Gjatë një fjalimi në Uashington për zgjedhjet, i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Biden tha gjithashtu se nuk e di saktësisht se çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar ditën e djeshme (4 shtator), midis Kosovës dhe Serbisë.

''Nuk e di se çfarë përmban marrëveshja, por çfarë kam argumentuar në lidhje me këtë çështje, është fakti se Kosova duhet të jetë një shtet I pavarur, dhe jo pjesë e Serbisë'', tha Biden.

Lexo edhe: Ora News zbardh marrëveshjen, Kosova pjesë e minishengenit, Serbia ndalon për një vit fushatën për çnjohjet

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, firmos edhe Trump

Për marrëveshjen ka reaguar edhe analisti profesor në FrancëNezir Kraki.

Për RTV ORA, ai tha se i gjithë teksti i marrëveshjes së firmosur mbrëmjen e sotme në Uashingtonështë në favor të Serbisë dhe se nuk ishte emërtimi kushtetues Republika eKovosës në document.

Vuçiç ka të drejtë të festojë. Shkoi në Uashginton me duar bosh dhe po kthehet duar plot. Si të mos ketë ngazëllim?! Kosova përmendet si kryeqytet në dokument. Merreni me mend, as emërtimi kushtetues “Republika e Kosovës” siç e njeh Amerika nuk është aty. Nuk ka asgjë Kosovë shtet.

Lexo edhe: Nezir Kraki: Vuçiç ka të drejtë të ngazëllehet, Haradinaj po qe burrështetas të dalë nesër nga qeveria