Çfarë tha Donald Trump për vizitën e tij në Kosovë?
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova ranë dakort që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë si "një tjetër angazhim historik"
Në deklaratën e bëri pak para nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike me Kosovën dhe Serbinë në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë Trump tha se mezi priste që të shihte përparime dhe të vizitonte dy shtetet.
Mezi pres që të shoh Serbinë dhe Kosovën të ecin përpara të punojmë së bashku në bashkëpunimin ekonomik në rajon. Mezi pres që të vizitoj të dy vendet në të ardhmen”.
Pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer ndarjen duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik për një gamë të gjerë çështjesh".
Presidenti Trump tha se me këtë marrëveshje është bërë gjithashtu përparim shtesë në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e lidhjeve diplomatike. Serbia është zotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem këtë muaj dhe të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrik.