Momenti kur Netanyahu i konfirmon me skype njohjen e Kosovës kryeministrit Hoti
Klan Kosova ka siguruar pamje ekskluzive të momentit kurKryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bisedon përmes Skype me homologun e tijnga Izraeli, Benjamin Netanyahu, i cili ia konfirmon njohjen nga shteti i tij.
I gjithë ky zhvillim historik ka ndodhur në Zyrën Ovale tëShtëpisë së Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump i cili edhe eka ndërmjetësuar arritjen e ujdisë mes Kosovës dhe Izraelit.
Presidentiamerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova ranë dakort që të normalizojnëmarrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë si "një tjetër angazhimhistorik", thuhet në deklaratën për shtyp të Presidentit Trump pasnënshkrimit të marrëveshjes.
"Pasnjë historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara,administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyerndarjen", thuhet në deklaratën e presidentit Trump. "Duke u përqëndruar në krijimin e vendevetë punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë njëpërparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik për një gamë të gjerëçështjesh".
PresidentiTrump tha se me këtë marrëveshje është bërë gjithashtu përparim shtesë nëarritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord përnormalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e lidhjeve diplomatike. Serbia ështëzotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem këtë muaj dhe të zhvendosëambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrik.
"Ështëdashur një trimëri e jashtëzakonshme nga Presidenti Vuçiq i Serbisë dheKryeministri Hoti i Kosovës për të filluar këto bisedime dhe për të ardhur nëUashington për të finalizuar këto angazhime", thuhet në deklaratën epresidentit Trump. "Në këtë mënyrë, ata i kanëbërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurtë. Unë pres që të shohSerbinë dhe Kosovën të përparojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpuniminekonomik në rajon në të ardhmen", përfundon deklarata.