Hoti: Trump u zotua se investimet e mbi 1 miliard euro do të zbatohen brenda një viti

Sipas kryeministrit tëKosovës, Avdullah Hoti projektet ekonomike që u nënshkruan sot në Shtëpinë eBardhë do të fillojnë që të zbatohen brenda një viti.

Hoti bëri me dije senjë gjë të tillë e ka zotuar presidenti amerikan Donald Trump për investimin qëkap vlerën e 1 miliard eurosh.

Kryeministri AvdullahHoti në një konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes tha seinvestimet do të bëhen në disa fusha.

“Projekte të mëdha infrastrukturore që përfshijnë autostradënPrishtinë-Merdare, që përfshinë hekurudhën Prishtinë-Merdarë, që përfshinëstudimin e fizibilitetit për hekurudhën me detin Adriatik dhe mbështetje tëmadhe financiare për ndërmarrje të vogla dhe të mese. Po ashtu, investimet nëenergjetikë përmes sjelljes të gazit në Prishtinë dhe ndërtimin etermocentralit me gaz dhe shpërndarjen e tij në Kosovë. Të gjitha këtomarrëveshje kapin shumën mbi 1 miliardë euro, financa të ofruara në dispozicionnga MCC, nga DFC nga Banka Eksport-Import e SHBA-së dhe ka zotim të qartë tëpresidentit Trump që të gjitha këto projekte të fillojnë se zbatuari brenda njëviti. Ky është zotimi që kemi marrë nga Administrata e Trump” - tha Hoti.