Vlorë: Lagja 'Kume' e lënë në harresë prej 40 vitesh
Lagja ‘Kume’ në qytetin e Vlorës është një nga më problematiket, kryesisht gjatë ditëve me reshje shiu të rrëmbyeshëm, teksa uji i shirave arrin deri në banesat e qytetarëve.
Situata prej më shumë se 40 vite ka mbetur pa zgjidhje kupërveçse kanalizimeve të dala jashtë funksionit, problem për banorët mbetet dheuji i pijshëm por edhe problemet në infrastrukturë.
Përmbytjet e fundit u kanë shkaktuar mjaft stres, ndajtashmë jetojnë me frikë.
‘’Të gjithë ujërat që bien këtu në lagjet tonë, i përballon ajo atje. Ne prandaj kemi hapur atë se mbytemi. Mëvjen uji Brenda. Katet e para përmbyten. Të bjerë një shi këtu, është katastrofë.''
Rruga e amortizuar dhe pa ndriçim gjatë natës është njëtjetër shqetësim i tyre, i cili sado që është premtuar ende nuk ka marrëzgjidhje.
‘’Kanë ardhur, kanë parë, kanë thënë do rregullojnë, asgjë s’kanë bërë. Premtojnë, marrin votat dhe ikimn. Kjo është lagja më e vjetër.’’
Situata mbetet problematike edhe për ujin e pijshëm, teksaamortizimi i tubacioneve në shumë raste bashkon ujërat e zeza me ato të bardha.
‘’Problematike është, me orar e kemi.’’
Sipas banorëve, pushtetarët në lagjen Kume vijnë vetëm në dysituata, sa herë ka përmbytje ku bëjnë premtime pafund dhe sa herë ka fushatëelektorale për të marrë votat.