I shiti italianit 53 kg marijuanë në formë çokollate, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar i cili ngaa hetimet e kryera, rezultoi si shitësi i 53 kg marijuanë në formë çokollate, që u iu gjetën të fshehura në bombolat e gazit poshtë makinës, një shtetasi italian në pikën kufitare të Muriqanit.

Kapja dhe ndalimi i tij, u bë e mundur nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

‘’Pas një pune të mirëorganizuar, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. L., 36 vjeç, banues në Lagjen Nr.2, Kavajë. Nga tërësia e veprimeve hetimore  rezultoi se ky shtetas i kishte shitur lëndën narkotike shtetasit italian C. T., disa ditë më parë, që tentoi ta trafikonte në drejtim të Italisë, i cili u arrestua nga Policia Kufitare e Muriqanit, Shkodër’’, informon policia.

Droga ishte në formë çokollate e fshehur tre bombola gazi të montuara poshtë makinës së italianit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”.

Lexo edhe: Italiani ndalohet në Muriqan, kishte fshehur 53 kg kanabis “çokollatë” brenda bombolës së gazit