Lezhë: Konvikti i shkollës profesionale 'Kolin Gjoka', jashtë funksioni që prej tërmetit të 26 nëntorit
Gjurmët e tërmetit të 26 nëntorit janë akoma ekzistente nëgodinën e konviktit të shkollës profesionale "Kolin Gjoka" në Lezhë ecila vijon të jetë jashtë funksioni.
Objekti ka pësuar dëmtime të shumta dhe pas vlerësimit të thelluar pritet vendimi i Këshillit Bashkiak për shembjen e tij.
‘’Sa i përket konviktit jemi në proces të vlerësimit të thelluar për të marrë edhe një vendim në Këshillin Bashkiak për ta shembur.’’
Aktualisht studentet janë akomoduar në një ambjet të marrëme qira nga bashkia, ndërsa deklarohet së janë plotësuar të gjitha kushtet qënevojiten.
‘’Konvikti i cili është marrë me qera nga bashkia, do t’i plotësojë nevojat e konviktorëve sepse kushtet i kanë krijuar shumë të mira, kanë bërë një rikonstruksion total të asaj ndërtese, dhe e kanë përshtatur. Të gjithë fëmijët të cilët e frekuentojnë këtë konvikt, janë akomoduar në një object me qera të paguar nga bashkia Lezhë, brenda të gjitha standardeve. Atyre nuk u mungon asgjë për t’u akomoduar dhe për ta frekuentuar shkollën edhe në vijëmsi.’’
Studentët e shkollës profesionale "Kolin Gjoka" dotë qëndrojnë në ambjentet e marra me qira për një periudhe të gjatë, pasishembja dhe rindërtimi i godinës së dëmtuar nga tërmeti duket ende larg.