Silvio Berlusconi pozitiv për Covid, vazhdon të punojë i izoluar në Arcore
Ish-kryeministri, Silvio Berlusconi, ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.
“Presidenti vazhdon të punojë nga rezidenca e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e detyrueshme të izolimit. Në çdo rast, ai do të vazhdojë të mbështesë Forza Italia dhe kandidatët e qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative ", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga partia e tij.
Berlusconiështë në mesin e 1326 rasteve të reja pozitive me Covid 19 që Italia regjistroi24 orët e fundit në 102,959 testetë kryera.
Numri ipërgjithshëm i infeksioneve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 271,515.
Ndërkohë 6pacientë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave në 35,497.
Lombardiambetet rajoni më i prekur, me 237 raste të reja, pasuar nga Veneto (+163),Lazio (+130) dhe Campania (+117).