Tiranë, shkrumbohet nga flakët një automjet gjatë natës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2020, 08:19
Një automjet është djegur plotësisht pas rënies së njëzjarri në rrugën “ Thoma Goxhaj” në Kombinat.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e sotme në orën 02:50.
‘’Gjatë natës, rreth orës 02:50, në rrugën “ Thoma Goxhaj”, në Kombinat, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.A’’, informon policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
(Foto ilustruese)