Demalia: Pse SPAK heton vetëm Ora News dhe jo Carlo Bollinon? Ai ka marrë para dhe prona nga shteti
Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demaliau shpreh se tashmë po dalin skandalet që diheshin në lidhje me Carlo Bollinon.
Ai tha se në këtë rast kemi të bëjmë me një standard tëdyfishtë, pasi Ora News sulmohet, ndërsa televizioni i Bollinos merr prona dhepara nga shteti.
Demalia shtoi se SPAK-ut në këtë rast i ka rënë aimorali pasi nuk po merret me Bollinon.
Ilir Demalia: Tani po dalin skandalet që diheshin në lidhje me Carlo Bollinon, qëmerr gjithë tenderat nga qeveria të AKSHI. Po të shohim BunkArt që e kaBollino, pse duhet ta ketë ai sepse duhet ta ketë shteti, t'i marrë shteti atopara. Bollino ka marrë edhe një pronë që duhet të ishte shkollë, përtelevizionin e vet. Këtu shohim një standard të dyfishtë, sepse shohim që OraNews që denoncon dhe pasqyron të vërtetën ashtu sikurse janë dhe gjendet aty kujanë problemet, sulmohet nga shteti dhe merren gjithë këto masa, sa që i vihetnë pikëpyetje edhe ekzistenca.
Edhe SPAK-ut nëkëtë rast i ka rënë ai morali që do t'i binte kudo në mënyrë të paanshme. Pse SPAK-unuk merret tani me Karlo Bollinon që është një shembull shumë banal nga Italiaqë po na mëson gazetarinë e lirë. Ai e rriti dhe e bëri Ramën udhëheqësin më tëmadh të Evropës. Pse e bën? Sepse ka ngrënë çorbën e shtetit. Këtu kemi njëstandard të dyfishtë, se ky që bën korrupsion me shtetin shpërblehet dhe Ora Newsqë bën gazetarinë e lirë ndëshkohet, ndërkohë që paratë e investuara në këtëmedia janë nga bankat. Nuk është vetëm Karlo Bollino që gllabëron prona ngashteti. Kjo është gjendja sot dhe kjo është situata përballë SPAK-ut.
Demalia tha se pronarët e televizioneve janë lidhur meqeverinë dhe pastrojnë paratë në ndërtim.
Ilir Demalia: Ekonomia në Shqipëri është ngritur me para informale. Kush janë ndërtuesitqë pastrojnë paratë? Janë pronarë televizionesh, janë të lidhur direkt. Pse nukbëhet një hetim për këta që dihen? Sepse janë pro qeverisë. Çdo person që korruptohetnuk ka më moral, i mbytet fjala. Unë besoj se kjo do të shkojë më keq në luftënkundrejt medies. Berisha donte të transferonte Top-Channel nga Piramida, jo tambyllte, u cuan të gjithë intelektualë, analistë, shoqata dhe bën gjithë atëzhurmë.
Për RTV Ora kapasur më shumë heshtje se sa reagime, sepse ata që heshtin janë të kapur. Njeriuka frikë nga ajo që ka bërë sepse janë kompromentuar nga paraja. Janë po atonjerëz që i kanë shërbyer regjimit të kaluar që i shërbejnë qeverisë sot.
Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti A. Kurti