Kryemadhi thumbon Veliajn: LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë

Znj. Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot nje takim me të rinjtë e njësisë nr. 1 në Tiranë.


Kryemadhi ka ndarë disa foto në rrjetin e saj social Facebook, ku bashkangjitur shrkuan duke thumbuar Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj dhe kryeminsitrin e vendit, Z. Edi Rama.


"Ndërsa Kryetari i Bashkisë dhe PS i përçmon dhe i mban larg djemtë dhe të rinjtë e Shqipërisë, LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë, në mënyrë që ata të drejtojnë vendin tonë dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre."- shkruan kryemadhi në fotot e postuara.