Ndërsa PS ndez motorët e fushatës, bëhet i "gjallë" edhe Saimir Tahiri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2020, 22:53
Ndërkohë që PS ka nisur motorët e fushatës përzgjedhjet e ardhme, "i përjashtuari" Saimir Tahiri është bërë i"gjallë".
Ai ka bërë një postim ditën e sotme nëFacebook, ku ka nxjerrë dy qentë e tij teksa shkruan: " menjëherë pas mësimit".
Ndërkohë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas kthimit të dosjes sëtij nga Gjykata e Apelit për rigjykim është shprehur se do të vazhdojë betejënpër të fituar të drejtën e tij.
Kështu, ndërsa Tahiri vazhdon betejën e tij me drejtësinë, partia e tij vazhdon përgatitjet për një mandat të tretë, ashtu sikurse pohoi edhe kryeministri Rama.
