Takimet për datën e zgjedhjeve, Shehi: Hap i rëndësishëm nga Presidenti, do jem në orën 10:30

Ditën e nesërme (4 shtator) Presidenti Ilir Meta do të presë në takime krerët e partive politike ku do të zhvillohen konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ish-deputeti Dashamir Shehi e ka cilësuar të rëndësishëm dhe transparent këtë hap.

I ftuar në Ora News ai tha se e ka pranuar ftesën e Presidentit Meta dhe se do ta takojë në orën 10:30 të mëngjesit.

Ndërkohë që për datën ezgjedhjeve ai është në një mendje me liderin e PD-së Lulzim Basha përzhvillimin e tyre më datë 18 prill 2021.

Shehi:Është një hap transparence dhe i rëndësishëm.Është hera e parë që ndodh kjo. Unë vetë jam i ftuar në orën 10:30. Do jenëtakime të shkurtra. Unë do të doja që të bëheshin sa më parë zgjedhjet. Dita eparë sipas kushtetutës që është bërë i bie që të jetë e diela e dytë ose e tretëe prillit që i bie data 18 ose 25. Presidenti ka idetë e veta dhe punët e vetakushtetuese. Unë do pranoja datën më të afërt. Partitë më të mëdha janë pasnesh.

Ftesën e presidentit e kapranuar dhe kryeministri Rama i cili do të takohet në orën 11:00 i cili do tëjetë i shoqëruar dhe nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Një orë më vonë, në 12:00,në Presidencë do të futet kreu i PD-së Lulzim Basha.

Data e mundshme e zgjedhjevedo të caktohet mes 15 prillit dhe  15majit.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini,përgatiti për online Endi Mullaj