Koalicione brenda koalicionit, Shehi: Mundet të bëhet, presim të hartohet formula e qartë e zgjedhjeve

Vetëm disa muaj parazgjedhjeve parlamentare, partitë politike kanë nisur fushatat e tyre. Palëtpriten të mblidhen sërish për të hartuar formulën e hyrjes në zgjedhje.

Ndryshimet kushtetuese nukjanë pritur mirë në kampin opozitar të cilët i kanë cilësuar si të njëanshme.Ish-deputeti Dashamir Shehi shprehet se pavarësisht kësaj, opozita do të hyjë nëzgjedhje me koalicion.

Në një intervistë për Ora News ai nuk ka mohuar dhe mundësinë e formimit të koalicioneve brenda koalicionit të madh opozitar por Shehi thotë se fillimisht duhet të qartësohet formula e hyrjes në zgjedhje.

Shehi:Kjo fazë duhet mbyllur. Mirë apo keq neishim kundër pasi ishin ndryshime të pavlefshme dhe të pamoralshme. U mblodhkryeministri me disa yzmetqarë dhe bëri atë që bëri. Ato menduan që do taprovokonin opozitën për të mos hyrë në zgjedhje por ne do futemi edhe me kushteqë nuk na pëlqejnë. Do bëjmë luftë në tryeza brenda kësaj situate. Do bëjmëluftë për të ruajtur koalicionet, për tu bërë deri në fund numërimi i votave. Tëbëhet gjithçka e mundur që të vidhet sa më pak vota. Nuk është se janë hequrfare koalicionet. Unë besoj që do ruhen. Formula që përdoret brenda i dëmton njëpjesë të partive. Kjo lloj formule, një grup i ri politik e ka të vështirë që tëmarrë vota në Gjirokastër apo në ndonjë vend tjetër.

Nëse do mbahen koalicionet. Ideja opozitare është që tëgjithë forcat që duan të bashkohen kundër këtij regjimi të kenë mundësi tëmaksimalizojnë votën. Socialistët le ta bëjnë ligjin elektoral si të duan, në këtëmoment nuk fitojnë. Ne do hyjmë në zgjedhje dhe do të fitojmë pavarësishtndryshimeve. Kemi menduar që të bëjmë dhe koalicione brenda koalicioneve porkjo do të varet nga formula. Të flasim sot për hipoteza është e vështirë. Negjykojmë që të mbyllen këto punë të bëhen njëherë formulat që do hyjmë nëzgjedhje.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatitionline Endi Mullaj