Civici: Nuk dihet kur ekonomia do kthehet në normalitet, duhet paketë e tretë e një plan 3-4 vjeçar rimëkëmbjeje
Në një intervistë përOra News, ekonomisti Ardian Civici u shpreh se është e vështirë që të thuhet sekur ekonomia do t'i kthehet normalitetit.
Civici tha se shtatorika filluar me një ekonomi botërore të dobësuar dhe të çoroditur, duke vënë nëpikëpyetje procesin e globalizimit.
Ardian Civici: E gjithë bota është në pritje të një vaksineqë nuk pritet të jetë e aksesueshme për botën para dhjetorit apo janarit. Askushnuk mund të thotë kur shoqëria dhe ekonomia do të kthehet në normalitet, por evështirë të thuhet se do të kthehet shpejt normaliteti që ishte para shkurtit. Egjithë ekonomia globale po bën një bilanc dhe ka të dhëna që po rëndohet kriza,pavarësisht masave dhe paketave ndihmëse. Shtatori ka filluar me një ekonomibotërore të dobësuar dhe të çoroditur. Procesi i globalizimit që u duk si eardhmja ka ardhur duke u vënë në pikëpyetje, duke menduar për nacionalizimin eekonomive.
Referuar vendit tonë,Civici theksoi se ekonomia jone varet nga ajo italiane dhe greke më së shumtidhe shumica e bizneseve në vend kanë frikën e mos rinovimit të kontratave.
Ardian Civici: Në rastin tonë edhe ne jemi të ndikuar ngakjo situatë, sidomos nga ekonomia greke dhe italiane. Shumica e bizneseve kanëvështirë për ripërtëritjen e kontratave që kanë pasur. Shumë biznes në vend popërballen me situatë që mund të çojnë në falimentin e tyre për shkak tëproblematikave dhe mos ripërtëritjes së kontratave. Borxhin e ri që morëm tëdetyruar nga goditja ekonomike, u detyruam që ta përdorim për të kaluar këtësituatë të vështirë me tërmetin dhe pandeminë. Duhet të presim dy vitet e ardhshmeqë ekonomia t'i rikthehet rritjes tradicionale, në mënyrë që të kemi mundësi qëtë shlyejmë borxhin, por të mbajmë edhe shpenzime publike që lidhen me punësimetdhe investimet publik.
Civici u shpreh sevendi ynë ka nevojë për financim urgjent për shëndetësinë dhe arsimin, si dhe përnjë paketë tjetër ndihme dhe një plan afatmesëm rimëkëmbjeje.
Ardian Civici: Ashtu sikurse po theksohet për vendin tonë,ne kemi nevoja urgjente për ta financuar sistemin shëndetësor dhe atë arsimor,si dhe disa sektorë të tjerë që janë çelësi për përballimin e një vale tjetër. Nejemi në një moment që duhet të përgatisim planin e rimëkëmbjes. Përtej dypaketave A dhe B nuk patëm një paketë C, që do të ishte në mbështetje të biznesit,kryesisht atij të vogël e të mesëm. Tani është koha që të kemi një plan rimëkëmbje3-4 vjeçar të mirë menduar, cili do tandihmojë ekonominë shqiptare që t'i kthehet normalitetit. Ky plan nuk mund tëmbështetet vetëm te paratë publike, por të bazohet edhe në tendencat e shumta qëkanë vendet e botës. Rritja ekonomike post-Covid duhet të jetë edhe më cilësore,jo vetëm një rritje nga halli.
Intervistoi MatildaMcini, përgatiti A. Kurti