KEDNJ 67 vjeç, Meta: Qytetarët duhet të dinë sa të ligjshme kanë qenë kufizimet gjatë pandemisë

Sot bëhen 67 vite nga hyrja në fuqi e Konventës Europianepër Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

Presidenti Ilir Meta teksa ka përkujtuar këtë datë, thotë seKEDNJ solli një perceptim të ri për këto të drejta dhe i dha hov zhvillimevedemokratike në hapësirën europiane.

Meta: Kjo Konventë erëndësishme orientoi zhvillimet demokratike edhe në Shqipërinë post-komuniste.Eratifikuar në vitin 1996, ajo u integrua në tekstin Kushtetues që u miratua mereferendum në vitin 1998.KEDNJ përforcoi të drejtat dhe liritë themelore tënjeriut.Bashkë me Kushtetutën ato përcaktojnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisësë shtetit tonë në raport më të drejtat e njeriut.

Pandemia COVID-19 ishte dhe mbetet një test për çdo vend, qëtë garantojë maksimalisht liritë e të drejtat për shtetasit e vet, madje edhe nërastet e fatkeqësive natyrore, vijon Meta.

Në këtë test po kalon edhe Shqipëria.

Ndaj, thekson Presidenti, sot 24 vite pas bërjes palë tëkësaj Konvente, Shqipëria ka nevojë për nje analizë serioze për të vlerësuarmasën në të cilën të drejtat dhe standartet demokratike që cakton KEDNJ janëgarantuar për shtetasit e saj.

Meta: Në këtë ditë merëndësi të veçantë, dua të sjell në vëmendje të të gjithëve se, përveç kujdesitdhe trajtimit shëndetësor të denjë ndaj qytetarëve, ligjshmëria, nevoja,proporcionaliteti dhe mosdiskriminimi - janë testet që duhet të përsëriten çdoditë nga organet shtetërore për secilën masë kufizuese që po na shoqëron nëpërditshmërinë tonë në luftën kundër COVID-19.Ndërsa transparenca mbi motivet ecaktimit të këtyre masave është pasqyra para së cilës duhet të dalë Qeveria përtë reflektuar.

Kreu i Shtetit nënvizon se qytetarët kanë të drejtë tëinformohen se si ka vepruar Qeveria e tyre përgjatë kësaj periudhe të vështirëdhe se sa të mbështetura në Kushtetutë dhe Konventë janë vendosur dhe zbatuarkëto masa kufizuese përgjatë gjithë kësaj kohe.

Meta: Nëse nuk katransparencë, çdo gjë shuhet dhe bie në errësirrën e së keqes.Të drejtat dheliritë themelore të njeriut, janë të patjetërsueshme, të panegociueshme, e tëpacënueshme!