Etjen Xhafaj emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme Etjen Xhafaj është liruar nga për tu vendosur në një tjetër ministri.

Ai u emërua Zëvendësministr në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Me propozim të kryeministrit Edi Rama këshilli i Ministrave miratoi emërimin e Xhafaj në një tjetër ministri me të njëjtin pozicion.

V E N D I M PËR

LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Etjen Xhafaj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.