Shkodër: Organizuan ceremoni festive, gjobë nga 1 mln lekë për 3 pronarët e lokaleve
Tre pronarë lokalesh në Shkodër janë ndëshkuar me nga1.000.000 lekë gjobë pasi kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me AktinNormativ.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim tëkontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin epërhapjes së COVID-19, kanë konstatuar 3 lokale në të cilat ishin organizuarceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
‘’Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve tësubjekteve, shtetasve E. F. , M. Ç. dhe N. N. masën administrative 1.000.000lekë secilit’’ informon policia.
Policia e Shkodrës apelon për të gjithëpronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë merigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimine përhapjes së COVID-19.