Kukës: U mbyt teksa po lahej në rezervuar, gjendet trupi i pajetë i 19-vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2020, 08:54
Polumbarët e Reneas kanë gjetur trupin e pajetë të 19-vjeçarit i cili u mbyt u mbyt në një rezervuar në Kukës.
Nxjerrja e trupit të pajetë e shtetasit Sejmir Sulmues Bajrami, u bë e mundur në orën 08:30.
19-vjeçari i cili ishte banues në fshatin Borje, u mbyt teksa po lahej.
''Më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje'', informon policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Shishtavec.
Në orën 8:30 minuta u b e mundur nxjerrja nga ujrat e rezervuarit të Kallabakut trupi i pa jetë i shtetasit Sejmir Sulmues Bajrami nga fshati Borje, Kukës
Vjeç 19