Bumçi: Greqia nuk zgjerohet dot 12 milje në detin e Shqipërisë, Rama të lërë batutat dhe të kërkojë informacion zyrtar
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, deklaron se Greqia nukmund të zgjerohet 12 milje në hapësirën detare shqiptare.
I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se shteti fqinj ka interes të mbyllëme urgjencë të gjitha çështjet me vendet e tjera dhe të lërë vetëm atë me Turqinë,por Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e kësaj strategjie.
Bumçi: Greqia nuk mund tëzgjerohet 12 milje në hapësirë detare shqiptare. Vetë Zaganjori thotë se meItalinë dhe Egjiptin, Greqia ka përdorur parimin e barazlargimit, i njëjtiparim që u bazua marrëveshja jonë e 2009.Pra marrëvesha e 2009, ndryshe nga çfarëthonin pseudoekspertët që thoshin ka qenë tradhëti kombëtare, del që paska qenëe bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Nuk ka shpikur diçka Shqiëpria për të cënuarveten e saj. Ne do ta kishim zgjidhur tashmë në një gjykatë ndërkombnëtare.Greqia ka interes të mbyllë të gjitha çështjet me vendet e tjera që të lërë vetëmçështjen me Turqinë, Shqipëria nuk mund të bëhet pjersë në këtë çështje. Momentinqë kryeministri grek deklaron shtrirje me 12 milje, kryeministri shqiptar nukduhet të dalë të bëjë batuta.
Bumçikritikon qasjen e kryeministrit shqiptar ndaj kësaj çështje, pasi sipas tij aiduhet të kishte kërkuar informacion zyrtar nga Greqia fill pas deklaratës sëhomologut grek për zgjerim.
Bumçi: Jemi vende kufitare, për shkak edhe të Korfuzit dhe ishujvetë tjerë nuk ka të njëjtat pasoja që ka te Italia dhe Egjipti. Në rastin e Shqipërisë krijon probleme për ujërat territoriale, është Shelfi Kontinental dhe Zona Ekskluzive Ekonomike.Zgjerimi i njëanshëm territorial ndikon mbi të dyja. Kryeministri duke qenëedhe Ministër i Jashtëm duhet tëkryente një akt, të kërkonte nga shteti grek informacion a prekin hapësirëndetare shqiptare? Kryeministri para se të përcaktojë të drejtën e Greqisë duhettë mbrojë të drejtën dhe interesat e Shqipërisë, të informojë qytetarëtse ka komunikuar me palën greke dhe nuk ka shtrirje12 milje, zgjerim të njëjanshëm në pjesën qëprek hapësirën detare shqiptare. Shtrirja në pjesën perëndimore të detit Jonnuk prek Shqipërinë. Kryeministri shqiptar nuk thotë se Greqia nuk prek Shqipërinë.Kur e merr këtë informacion, dy mundësi ka.Greqia nuk shtrihet në hapësirën tonë detare, këtu nuk ka çështje dhe nuk kemi pse merremi me të. Ose Greqiashtrihet në hapësirën detare dhe ti i dërgon një notë Greqisë ku e kundërshtondhe këtë notë e depoziton dhe në OKB.
Ish-kreu i diplomacisë është koshient se ajo zonë nukndahert pa marrëveshje por sjell në vëmendje se Kushtetuesja me rrëzimin e marrëveshjessë 2009 për detin ka gozhuar negociatat, çka e bën negociimin e një marrëveshjetë re shumë të vështirë.
Bumçi: Interesi kombëtarnuk është të mos kesh marrëveshje se vetëm me marrëveshje ndahet ajo zonë por ështëtë kesh një marrëveshje dhe ne negociuam një marrëveshje që është publike. Nëatë marrëveshje nuk kishte shtrirje 12 milje Greqia. Ne u bazuam te barazlargësiadhe arritëm në një marrëveshje që ishte e mirë për të dy vendet. Biem dakord qënuk mund të ketë marrëveshje ku Shnqipëria fiton gjithçka dhe as marrëveshje kuGreqia fiton gjithçka. Ne e respektuam vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka qenëshumë i detajuar duke mos vendosur vetëm parime të përgjithshme por jep edhe përfundimeqë e bën negociimin e një marrëveshje të re shumë të vështirë. Një vendim gjykatenuk e gozhdon një negociatë.Nëse ti shkon me qëndrime të panegociueshme se tika gozhduar një gjykatë dhe pala tjetër është me qëndrime të panegociueshme nukarrihet asnjëherë një marrëveshje.
Ndërsa Rama ka folur për riformatim të grupit negociator përmarrëveshjen e detit, Bumçi thotë se ka nevojë të ndryshohet kryenegociatori, qëështë vetë Edi Rama.
Bumçi: Jemi në vitin efundit të mandatit, ka negociuar në 7 vjet një marrëveshje të re? Jo.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për onlineBesjana Kuçana