Tiranë, 60-vjeçari tenton të hidhet nga pallati

Një tentativë vetëvrasje ka ndodhur Tiranë pasditene sotme.

Një 60-vjeçar në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve ka tentuar të hidhet nga një pallat, por fatmirësisht është ndaluar nga policia.

"Mëdatë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktorëve, shtetasi J.B.,rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili uneutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontrollmjekësor." - njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhennë vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.