Borxh për të paguar qiratë, banorët në Rrushkull të Durrësit denoncojnë abuzimet me tërmetin

Në Rrushkull të Durrësitfamiljet që iu dëmtuan banesat nga tërmeti janë ende pa ndihmë. Në takimet mekreun e selisë blu të këtij qyteti akuzojnë se u është kërkuar para për tërritur vlerën e dëmit dhe se po marrin borxhe për të përballuar qiratë.

Kryetari i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferri, kadenoncuar të tjera raste të familjeve që nuk kanë gjetur zgjidhje për dëmet qëu ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit.

Familja e Skënder Kacullit në Rrushkull prej 9 muajsh qëndronme qira, por të ardhurat nuk mjaftojnë ndaj dhe është futur në borxhe.

“Që në tërmetin eparë. Njoftova njësitë bashkiake, njoftova të gjithë. Erdhën e panë, asgjë farehiç. Kurse në muajin nëntor më doli shtëpia e pabanueshme me DS4. Erdhën këtatë tjerët e panë, asnjë gjë hiç fare. Jetoj me qira. Kam hyrë në borxh për tëpaguar qiranë e shtëpisë. Unë nuk e di si është kjo punë, nuk e di. Po abuzojnëmë fatkeqësinë natyrore këta. Nuk e dinë se ku është shqiptari, ku ështënjerzilliku njeri që  ku jeton ku banon,nuk e di  të them.”

Fran Kola, një tjetër banor i Rrushkullit akuzon grupet evlerësimit se i kanë kërkuar para për ti ndryshuar vlerësimin e dëmit që tërritej përfitimi.

"Këtu është katii parë është biznes, erdhën inxhinierët e vlerësuan. Ata thanë na jep 100 mijëlekë se po e vlerësojmë DS3, DS4 si të duash, na jep paratë…. I thashë unë nukdua me më ndihmuar gjë, absolutisht, vetëm aq sa është dëmtuar. Shifeni mirë,ju jeni specialistë edhe vlersoni si të doni edhe unë jam dakortë me një fjalëme këtë dëm që është bërë kjo shihet me sy. Nuk kërkoj absolutishtë gjë që nukmë takon, për këto grantet e ndërtimit, për kto ndihmat e fukarenjëve që u kandodh kjo fatkeqësi natyrore. Unë  kërkojvetëm atë që më takon."

Më herët selia e PD në Durrës ka paraqitur dhe raste tëtjera ku fondi i dëmshpërblimit nuk mjafton për rindërtimin e banesës.