Çoçoli: Qeveria duhet që në shtator të japë paketën e tretë të ndihmës, turizmi ishte i vakët
I ftuar në RTV Ora, gazetari i ekonomisë,Fatos Çoçoli u shpreh se ka pritur që qeveria të vijë me një paketë të tretë nëlidhje me situatën e pandemisë.
Për Çoçolin, turizmi nuk dha frytet e duhura këtëvit për shkak të kufizimeve shëndetësore duke rezultuar në një sezon të vakëtturistik.
Çoçoli shtoi se tani në shtator duhet qëqeveria të japë një paketë të tretë, së paku për biznesin e vogël dhe të mesëm,pasi e ka të pamundur që të japë para me situatën e borxhit publik.
FatosÇoçoli: Unë kampritur që qeveria të vinte me një paketë të tretë. Ndërkohë shumë mbetën duarthatëse ata që aplikuan nuk e morën ndihëm e qeverisë. Tani jemi në kushte kuturizmi nuk dha fitimet e mjaftueshme, pasi ka pasur më pak pushues. Kushtet kanëqenë të tilla, ku shumë njerëz kanë humbur punën dhe ka pasur kufizime nëraport me rrogën. Edhe vendet e tjera kanë pasur kufizime të tilla. Por së pakupër sektorin e turizmin duhet të ishin marrë masa të tjera se 2-3 muaj zgjat. Upa se nuk ishte ndihmë dhe ky sezon ishte i vakët.
Tani në shtator është domosdoshmëri që qeveria të vijë me një paketë të tretë. Këto par atë futen në një paketë për biznesin e vogël dhe të mesëm sepse janë këto biznese që po e vuajnë më shumë këtë situatë. Kompanitë e mëdha të konsolidim bënë si bënë, morën e kredi dhe e kaluan këtë situatë. Prandaj këto para duhet të futen në skemën e garancisë shtetërore dhe të shihet se mund të ndihmohen këto biznese. Mundësia për ta paguan në dorë për buxhetin tonë është pothuajse e pamundur sepse borxhi ynë publik po shkon pothuajse në 80%. Nga ana tjetër pritet një rënie 9-10%. Me këtë borxh ne nuk kemi mundësi që të japim 300-400 milionë euro. Prandaj duhet që së paku të jepen kredi lehtësuese nga shteti.
Çoçoli theksoi se konsumi ka rënë në mënyrëdrastike dhe e vetmja zgjidhje sipas tij për rritje është ndërhyrja e qeverisë.
Fatos Çoçoli: Konsumi është ulur në mënyrë drastike. Në 2-3 muajt e izolimit ra ndjeshëm konsumi. Edhe tani po konsumojmë shumë më pak krahasuar me periudhën e vitit të kaluar. Të gjithë janë stopuar dhe po presin një ditë të mirë. Presim që nga fundi i vitit, me uljen e rasteve dhe me lajmin e mirë të gjetjes së një vaksine, të rritet konsumi, por vështirë se do të kapim shifrat e një viti më parë. E vetmja masë nxitëse në këtë rast për të rritur konsumin, është ndërhyrja e qeverisë duke ofruar ndihmë. Ka shumë biznese që po mendojnë që të mbyllen sepse po dyfishohet numri i atyre bizneseve që kanë kaluar në status pasiv.
Intervistoi Besmira Palushaj, përgatiti A.Kurti