Hileja te ishujt grekë, Zaganjori flet për paktin e Detit: Jo njëanshmëri

Ish-relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin2009, në Gjykatën Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, ka folur për deklaratën eGreqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Për Profesorin e tëDrejtës ndërkombëtare kjo nuk mund të bëhet përmes një akti qeveritar në mënyrëtë njëanshme kur shteti ndan hapësira detare me shtete të tjera, përndryshe dotë ishim në kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në një intervistë përZërin e Amerikës, Profesori i të Drejtës bën një dallim midis kufirit detar dhebisedimeve për zonat ekskluzive ekonomike dhe Shelfit Kontinental.

Ish-kreu i Gjykatës sëLartë thotë se ujëraterritoriale kemi dhe kufi shtetëror kemi patur dhe kemi, pavarësisht se tanishtrohet çështja e korrigjimit sado pak të tij, ndërsa Shelf kontinental meGreqinë dhe Zonë Ekonomike Ekskluzive nuk kemi.

Si ekspert i të drejtës ndërkombëtaredhe njohës i çështjes, Zaganjori parashtron dhe hilen me termat dhe rrezikun ekrijimit të precedentëve në diskutimet për detin.

Zaganjori: Greqia e përdor këtë aksion dhe për tëimplementuar një standart, apo një lloj precedenti për t’u dhënë efekt të plotëtë gjithë ishujve. Kjo për mendimin tim vjen haptazi në kundërshtim me normat esë Drejtës ndërkombëtare, sepse në ndarjen e hapësirave detare, kemi parimin eekuidistancës por dhe atë të ekitesë, barazisë, të cilët nuk kundërshtojnë nëfakt njëri-tjetrin, por janë në funksion të njeri tjetrit. Aty ku ekiteja,barazia dhe ndershmëria mes palëve garantohet përmes ekuidistancës, zbatohetekuidistanca. Aty ku krijohet padrejtësi, sigurisht që duhet të korrigjohet.Prandaj parimi i ekitesë konsiderohet si drejtësi korrektuese. Pra bëhenkorrektime, që shtetet të përfitojnë në mënyrë të barabartë. 

Ishulli Barketa vjen edhe njëherënë vëmendje teksa çështja e detit është rikthyer në debatin e ditës.

Për ProfesorZaganjorin kanë shumë rëndësi përmasat e ishujve dhe nëse është i banueshëm apojo.

 Zaganjori: Prandajndahen në ishuj të banuar, në të pabanuar dhe në masa shkëmbore , të cilave nukmund t’i japësh efekt, siç ka ndodhur në rastin tepër flagrant me Barketën nërastin tonë me Greqinë.

Ndërsa risjell edhe njëherë nëvëmendje vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2009, vetë relatori XhezairZaganjori kujton se çështja themelore ka të bëjë me metodologjinë e ndjekur dheefektin e ishujve.