Çoçoli: Qeveria duhet të zgjidhë çështjen e naftëtarëve të Ballshit, çmimet po mbahen të larta abuzivisht

I ftuar në RTV Ora, gazetari i ekonomisë,Fatos Çoçoli u shpreh se çështja e pagave të punëtorëve të rafinerisë sëBallshit është një problem i mbartur në kohë.

Ai tha se qeveria i ka të gjitha mundësitë qëta zgjidhë këtë çështje në mënyrë të përhershme duke plotësuar kërkesat epunonjësve.

FatosÇoçoli: Pasfalimentit të privatit, shteti nuk tregoi interesin e duhur për punonjësit enaftës, edhe pse ata kanë fituar një gjyq, rrogat nuk janë dhënë. Ata janëfutur disa herë në greve, duke u bërë shkak për një marrëveshje, por duket sekjo marrëveshje nuk është zbatuar dhe i ka detyruar ata që të dalin sërish nëprotestë. Ky është një problem i trashëguar që po vijon në këtë periudhë. Kompaniaqë menaxhon rafinerinë e Ballshit ka kontratë me Bankers. Mundësia për tëgjetur një zgjidhje është, por ky është një problem i shtyrë në kohë dhe mendojse qeveria nuk duhet të qëndrojë indiferent në këtë situatë.

Duhet qëtë arrihet një marrëveshje jo e përkohshme, por të plotësohen të gjitha kërkesate tyra të trashëguara, për të dhënë një zgjidhje të përhershme. Qeveria i ka tëgjitha mundësitë për ta arritur këtë zgjidhje dhe për të plotësuar kërkesat e punonjësve.Nga ana tjetër, çmimi i natës në tregjet globale është ulur dy-fish për shkak tëpandemisë. Humbja në këtë rast është shumë e madhe. Megjithatë, për shkak tëkostove të ulta të nxjerrjes së naftës në vendin tonë japin mundësi për fitim, sëpaku për të përballuar pagat e punonjësve.

Referuar çmimet të karburantit në vend, Çoçolitha se pavarësisht uljes së çmimit në tregun ndërkombëtar gati me 50%, nëvendin tonë çmimi pësoi një ulje shumë të vogël duke i mbartur çmimet të lartanë mënyrë abuzive.

FatosÇoçoli: Pavarësishtse nafta prodhohet në vendin tonë, pjesa më e madhe importohet. Kur pas marsit çmimiu bë më i lirë së paku me dy herë, në vendin tonë nuk ndodhi një ulje. Shitësitme shumicë u justifikuan se kishin rezerva me blerjet e mëparshme, por kjo qëndronvetëm për 2-3 javë. Së paku për periudhën e verës, sidomos për turizmin, çmimiduhet të ishte ulur së paku me 25%. Kompanitë i kanë mbajtur çmimet e larta nëmënyrë abuzive, duke shënuar një ulje shumë të vogël.

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti A.Kurti