Vetëvrasjet e pacientëve te "Shefqet Ndroqi", mjeku Koni: Me çfarë po mjekohen të sëmurët me Covid?

Pas dy ngjarjeve të rënda në spitalin "ShefqetNdroqi" me vdekjen e dy pacientëve me Covid si pasojë e hedhjes nga godinae spitalit, ka reaguar edhe mjeku urolog në QSUT, Artan Koni.

Mjeku ngre dyshime nëse pacientët po marrin mjekim, i cilimund t'u çrregullojë përkohësisht psikologjinë.

Koni thotë asnjëri nga dy spilalet Covid nuk kanë bërë ende publikprotokollet e trajtimit.

"Instituti i ShëndetitPublik i kërkon shefave të shërbimeve të jenë transparentë me skemat e mjekimitqë përdorin. Duhet të dimë se si po mjekohen keta paciente. Shqipëria nuk kaende protokolle zyrtare të mjekimit për COVID, nderkohe qe shume shtete kaneprotokollet e tyre kombëtare" thotë mjeku.

Dukeparashtruar tre pyetje për Ministrinë e Shëndetësisë, mjeku thotë se kjo e funditduhet të kontrolloje se ç'po ndodh brenda dyerve te mbyllura të këtyrespitaleve.