Ambasadori i Ukrainës për Ora News: Mbështesim dialogun e Shqipërisë për Bjellorusinë, prioritet rikthimi i Krimesë

Në një intervistëekskluzive për Ora News, Volodymyr Shkurov, ambasador i Ukrainës në Shqipëri thase Shqipëria është në ngritje edhe si subjekt i politikës ndërkombëtare.

Shkurov u shpreh seUkraina i është mirënjohëse shqipërisë për mbështetjen që i ka thënë vendit tëtij në krye të OSBE-së.

Ndërsa lidhur me çështjene Krimesë, Shkurov theksoi se është një çështje e vështirë dhe se qeveriaukrainase kërkon  që ta rikthejë këtë zonënë Ukrainë sërish.

Shkurov: Ne mendojmë se Shqipëria është në ngritje edhe si subjekt i politikës ndërkombëtare. E vlerësojmë shumë kryesimin e Shqipërisë në OSBE. Kam qenë i pranishëm në vizitën e Ramës në Ukrainë dhe mund të them se takimet që janë bërë kanë qenë shumë të vlefshme. E kuptojmë se Shqipëria si kryetare e OSBE-së haset me pyetje shumë të vështira. Por ne nga pëlqen qëndrimi që mban Shqipëria, pasi kryeministri juaj është i vendosur që të zgjidhë çështje, jo vetëm që të bëjë fotografi. Ne i themi faleminderit Shqipëria që na mbështet në të gjitha nivelet ndërkombëtare. Shqipëria ka treguar mbështetje për ruajtjen e territorit tonë. Përfaqësuesit e Ukrainës e kanë falënderuar Shqipërinë për pozicionin që mban.

Situatë në lindje të Ukrainës është akoma e vështirë. Dojatë thoja se pas vizitës së delegacionit shqiptar situata është përmirësuar. Qeveriae Ukrainës vlerëson zgjidhjen paqësore dhe këtë gjë e kanë kthyer në pikënkryesore të tyre. Ne kërkojmë një zgjidhje paqësore, por ne kemi disa linja të kuqeqë nuk duhen shkelur. E shikojmë shumë pozitive punën që po bën Shqipëria në mbështetjetë shteti tonë. Mendoj se në arenën ndërkombëtare duhet t'i jepet prioritet dialogutdhe duke vazhduar më tej. Çështja e Krimesë është një çështje shumë e vështirë.Shteti shqiptar po kërkon një zgjidhje për këtë çështje. Po ne duam qëorganizatat ndërkombëtare ta vizitojnë Krimenë. Por dua të theksoj sepresidenti i Ukrainës e ka prioritet kthimin e Krimesë në Ukrainë. Kjo është njëçështje e vështirë dhe nuk mund të themi se kjo do të ndodhë nesër sepse duhetnjë punë e palodhur.

Referuar situatës nëBjellorusi, Shkurov theksoi se shpreson që të arrihet një zgjidhje paqësore dhese mbështet zgjidhjen që ka ofruar Shqipëria si kryesuese e OSBE-së.

Shkurov: Ne respektojmë popullin e Bjellorusisë me të cilin kemi një fqinjësisëtë gjatë. Ne kërkojmë që qeveria dhe populli bjellorus të arrijnë njëmarrëveshje. Nuk duam që të ketë në dëme në njerëz. Besoj se do të gjendetformula për një zgjidhje. Ne mbështesim dialogun e nisur nga Shqipëria duke bërëtë pamundur që të zgjidhet ky konflikt në mënyrën sa më të mirë.

Për çështjen e Kosovës,Shkurov nënvizoi se Ukraina akoma nuk e ka njohur Kosovën, por i ka krijuardisa lehtësira në lëvizje dhe se shpreson në një zgjidhje me Serbinë.

Shkurov: E kuptojmë fare mirë problemin e Kosovës. Ukraina ka bërë disa hapa përparapër ta lehtësuar lëvizjen  e popullin e Kosovës,duke pranuar disa pasaporta të Kosovës. Po ta themi hapur, Ukraina nuk e njeh Kosovënsepse ka disa probleme të brendshme. Ne duam që Serbia dhe Kosova ta gjejnëzgjidhjen dhe mirëkuptimin, ashtu sikurse duan BE e ShBA dhe mendoj e shpresoj seprogresi do të arrihet.

Intervistoi LeftionPeristeri, përgatiti A. Kurti