Selam Musai si Duka i Wellington-it
Dje në Vlorë, qartasi u shpall supermacia jugore karshi Veriut.
Dje dhe njëherë krerët e shtetit e bënë historinë si arritje dhe sukses i labërisë. Gramoz Ruçi nuk shkoj më lart se Librazhdi në fjalën e tij.
Dje u manipulua dhe u fallsifikua dhe njëhere historia.
Dje pathetizmi i krereve të shtetit për "rrugën historike të çarë me pallë në dorë", ishte një çfaqje tjetër e gënjeshtrave historike dhe një çfaqje groteske e fytyrave qesharake të krerëve që kanë shitur dhe kanë rrjepur Shqiperinë.
Dje “lufta e Vlorës se 1920” u ngrit sikur të ishte Vaterlo-ja qershorit 1815, ku Duka i Wellington-it theu Perandorin Bonapart, ku mbetën mbi katër mij të vrarë dhe mbi 10 mij të humbur. Kështu dhe Selam Musai me gunë përmbi tela theu Italinë(?!)
Një ditë më parë Luftes se Vlorës 1920 j’u dha dekorata më e lartë nga Presidenti Republikës Flamuri Kombëtar. Dje “lufta njëditore e Vlorës 1920” u shpall festë kombëtare.
Nuk ka nje festë kombëtare për Kongresin e Manastirit e as për kryetarin e saj poetin kombëtar At Gjergj Fishta, i cili nuk e ka dekoratën më të lartë Urdhërin e Flamurit Kombëtar, por e ka shërbëtori regjimeve poeti i poezive Përse mendohen këto male, Shqiponjat fluturojne lart ... si "antikomunist".
Nuk ka nje feste kombëtare për Kryengritjen e Malsisë sê Madhe në mars -gusht 1911 me Ded Gjon Lulin në krye ku për herë të parë u valvit flamuri shqiptar dhe shpallën malsinë të pavarur nga Porta Lartë, kur jugu ngrohej nën poturet e pordhëve të bejlerëve të Turqisë. Ded Gjon Luli nuk e ka dekoratën e Flamurit Kombëtar.
Nuk ka një feste kombëtare për kryengritjen e parë antikomuniste në Europën Lindore pas luftës, Kryengritje e Postribës që vazhdoj për dy vjet me drejtues Jup Kazazi, Osman Haxhia e Preng Cali. Komunistët e Enver Hoxhës nën drejtimin e Mehmeht Shehut vranë 64 burra, burgosën 1200 nga zona e malsisë dhe dogjën shtëpitë e atyre që ishin përfshirë në këtë lëvizje duke i sekuestruar çi kishte mbetur, E rrafshuan malsinë dhe mbi kufomat komunistët e zonës së parë operative të Mehmeht Shehut, këndonin, "Luaje-luaje gega këmbën se t'a q... toska t'ëmën!"
Nuk është festë kombëtare as Kryengritja Postribës as nuk kanë dekoratën më të lartë Urdhërit të Flamuri Kombëtar Preng Cali, Jup Kazazi, Osman Haxhia.
Nuk ka sot një festë kombëtare për Kryengritjen e Qaf Barit më 21 maj 1984. Nuk është nderuar kjo ngjarje me dekoratën e larte të Urdherit të Flamurit Kombëtar, e as nuk e kanë këtë dekoratë Sokol Sokoli që e thyen në mes drejtori burgut Mond Caja i cili jeton sot i lirë në Gjermani, nën urdhërat e zv/ministrave Zylyftar Ramizit dhe Agron Tafa e nuk e kanë këtë as Tom Ndoja i pushkatuari tjetër.
Nuk ka një ditë kombëtare për Kryengritje e Spaçit në 21 maj 1973 dhe as e dekoruar me dekoratën e lartë Urdherin e Flamurit Kombëtar. Nuk e kanë këtë dekoratë as katër të pushkatuarit Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko, Hajri Pashaj.
Dy kryengritjet në burg për kërkesa dhe motive politike në Spaç dhe Burrel janë rast i rrallë në botën komuniste si Perandoria e Djallit.
Një popull që nuk di dhe nuk kupton historinë e vet, një popull që fallsifikon dhe manipulon historinë e vet, një popull që nuk vlerson simbolet morale dhe të rezistencës për liri dhe drejtësi, është popull i destinuar të notoj në llumin e antivlerave dhe nënshtrimit.