Gjenden mbetje mortore të një të zhdukuri nga lufta në Veri të Mitrovicës

Autoritetete Kosovës kanë konfirmuar nga gërmimet në brendësi të varrezave të komunitetitmysliman në Mitrovicën e Veriut se janë gjetur eshtrat e të paktën një personi.Ai dyshohet se është viktimë e luftës së fundit në Kosovë, i varrosur bashkë me21 të tjerë.

Gërmimet në veri të Mitrovicës zbuluan tëenjten eshtrat e një personi që dyshohet të jetë ndër viktimat e luftës sëfundit në Kosovë.

Në varrezat e besimtarëve myslimanë mendohetse janë varrosur trupat e disa të zhdukurve të luftës.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat eZhdukur, Kushtrim Gara, njoftoi se autoritetet do punojnë për të identifikuarpersonat.

Gara: Do të vazhdohet me procedurë të mëtutjeshme në kuptimin e ekzaminimitmjeko-ligjor, varësisht prej ekzaminimit, përfshirë edhe identifikimin përfshirëanalizave të AND-së, mund të konfirmohet numri i të zhvarrosurve dhe identitetii tyre.Ne vazhdojmë me thirrjen edhe për bashkësinë ndërkombëtare që të shtojëtrysninë te pala serbe që të jetë më bashkëpunuese në këtë proces.

Zyrtari kosovar ftoi qytetarët e Mitrovicës qënë rast se befas hasin eshtra të njeriut në gërmimet e tyre afër varrezave tëlajmërojnë institucionet përkatëse, pasi në të shkuarën këto ndërhyrje tëpanjoftuara të qytetarëve e kanë bërë të pamundur zbulimin e shumë varreve tëpaditura.

Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatës "Zërii Prindërve", thotë se në varrezat në veri të Mitrovicës dyshohet sendodhen trupat e 19 viktimave të luftës.

Qerkini: Në këto varreza prej 2013 kemi një dokument që ështëshënuar nga grupi punues i Beogradit dhe Republikës së Kosovës 22 shenja, dheprej atëherë gjanë gjetur vetëm tre.

Autoritetet e Kosovës vit pas viti ngapërfundimi i luftës kanë kryer gërmime brenda territoreve vendore të dyshuarapër varreza masive.

Konflikti dyvjeçar me Serbinë në fundvitet '90u mori jetën rreth 15 mijë vetave, ndërsa fati dhe vendndodhja e mbi 1,600personave të tjerë nuk dihet ende dy dekada më pas.

Pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë, tëtjerët janë serbë dhe pjesëtarë të pakicave në Kosovë.