Hoti-Vuçiç në Uashington: Takimi i së enjtes me fokus ekonominë, e premtja më politike

Shtetarët më të lartë të Kosovës dhe Serbisë do dialogojnë sot në Shtëpinë e Bardhë për kompromise të natyrës ekonomike dhe për normalizimin e marrëdhënieve të përgjithshme. Një tjetër takim të premten do të varet nga gatishmëria e palëve për pajtim të mëjteshëm.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentii Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë nëvazhdën e dialogut dypalësh për normalizim të raporteve.

Takimi i ndërmjetësuar nga këshilltari amerikan përSigurinë Kombëtare, Robert O’Brajan, dhe nga emisari i posaçëm, Riçard Grenell,synon paqen përmes bashkëpunimit ekonomik.

Pala amerikane ka informuar se mbledhja paraprake do tëketë si temë projektet e përbashkëta infrastrukturore për linjat rrugore,hekurudhore dhe ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në varësi të rezultatit të këtyre diskutimeve, palët tëpremten mund ta zgjerojnë tryezën me tema më gjithëpërfshirëse ku nuk përjashtohetedhe pjesëmarrja e presidentit Donald Trump.

Në thelb të mosmarrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisëpas luftës së dy dekadave më parë qëndron pavarësia e shtetit kosovar, që palaserbe refuzon ta pranojë.

Presidenti Vuçiç e ka bërë të qartë qëndrimin kundërsovranitetit të Kosovës nëse vendi i tij nuk merr diçka në këmbim, përkatësishtrajonet etnike serbe në veri të territorit shqiptar.

Ndërkohë, qeveria në Prishtinë është shprehur kundëridesë së shkëmbimeve territoriale.

Gjatë ditës, kryediplomati Ivica Daçiç tha se në Shtëpinëe Bardhë delegacioni serb pret presion të madh për sa i përket statusit tëKosovës.

"Presioni do të jetë i madh mbi shtetin dhe mbi Vuçiçin, me shantazhe, kërcënime për të ardhmen e tij, por unë e di se si reagon Vuçiçi ndaj kësaj, kështu që unë nuk këshilloj askënd t’i bëjë ultimatumin Serbisë apo Vuçiqit. Kjo nuk është mënyra për ta zgjidhur problemin."

Serbia synon ta zgjidhë çështjen e Kosovës sa kohëpresidenti Trump është ende në detyrë, pasi nëse ai humbet zgjedhjetpresidenciale në nëntor, zyrtarët amerikanë thonë se shanset për një marrëveshjetjetër në favor të Beogradit do të ishin të ulëta.