Meta, Rama dhe Ruçi, kurora me lule në memorialin e Luftës Kombëtare të Vlorës

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00,  në qafën e Koçiut në Vlorë u mbajt ceremonia enderimit dhe vendosjes së kurorave me lule në memorialin e Luftës Kombëtare tëVlorës 1920.

Të pranishëm ishin kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, të cilët bënë homazhe.

Në ndryshim nga dita e djeshme, autoritetet vendore kanë vendosur të vijnë njëri pas tjetrit në ceremoni.

Lexo edhe: Qyteti i pavarësisë bën bashkë krerët e shtetit, Meta: Lufta e Vlorës dëshmoi se ky vend ka Zot