SHBA krah Italisë në luftën kundër trafikut të drogës përtej Adriatikut
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ishte për një vizitë në Njësisë Detare të Guardia di Finanza-s në Shqipëri në Durrës ku është pritur nga Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci.
Vizita u zhvillua me synim njohjen sa më të thellë të këtij Misionit në Shqipëri dhe u shoqërua me një simulim në det me mjetet e Guardia di Finanza.
Në njoftimin e ambasadës italiane përmenden si operacione të sukseshshme të arritura nga Skuadrat e Përbashkëta Hetimore (Joint Investigations Team): “Fiori di Primavera”, (lulet e pranverës) Sottosopra, (poshte e lartë) Kulmi dhe Shefi.
"Shkëmbimi në kohën e duhur i informacionit midis Nufrom-it të Durrësit, UCI-t nëpërmjet Oficerit IMOC, Policisë së Shtetit shqiptar dhe Reparteve detare të Guardia di Finanza-s në Itali, ka mundësuar rënien në gjurmë dhe bllokimin e mjeteve të fuqishme detare të përgatitura për trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.
“Falë kësaj veprimtarie sinergjike të zhvilluar nga Forcat e Policisë italiane dhe shqiptare, janë arritur, në dy vitet e fundit, rezultate të konsiderueshme operative në fushën e trafiqeve të paligjshme në det” vijon njoftimi i ambasadës, raporton Ora News.

Simulimi- Vizita e Ambasadores vijoi me një udhëtim me mjetet detare të Guardia di Finanza-s për të demostruar operacionet kundër krimit të organizuar në det të hapur.
Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci u shpreh: Jemi të lumtur e të nderuar t’i tregojmë sot Ambasadores Kim impenjimin italian në ndihmë të Qeverisë shqiptare në luftën kundërt krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Një impenjim konstant dhe gjithëpërfshirës i Italisë në shumë fusha, provë e prekshme e të cilit janë Misioni i Guardia di Finanza-s në Durrës e Vlorë dhe Zyra e Ndërlidhjes Interforcë e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë (SCIP) pranë Ambasadës sonë.
Italia e sheh me përparësi absolute bashkëpunimin dypalësh dhe atë ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo përparësi është maksimale në vendet mike e fqinje si Shqipëria dhe veprimtaritë tona zhvillohen gjithmonë në bashkëpunim të plotë me Vendet mike e aleate si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Gjatë vizitës Ambasadorja Kim theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
"Shpresojnë të vijojnë bashkëpunimin me Guardia di Finanza-n dhe me agjenci të tjera italiane në të ardhmen.' mesohet te jete shprehur ambasadorja.

Ambasadorja vizitoi edhe sallën operative të Autoritetit Portual në Durrës, në prani të Drejtorit Pirro Vengu

NUFROM-i i Guardia di Finanza-s, ndodhet në Shqipëri prej vitit 1997 me zyrë Qendrore në Durrës dhe me një Qendër në Vlorë.
Zyra Ndërlidhëse e Policisë Interforcë në Shqipëri, në kuadër të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, garanton shkëmbimin e nevojshëm të informacionit midis Policisë së Shtetit shqiptar dhe Policisë italiane lidhur me identifikimin dhe ndalimin e personave në kërkim, luftën ndaj trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, luftën kundër terrorizmit, dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Në dy vitet e fundit, ndër veprimtaritë e tjera të zhvilluara, janë lokalizuar dhe arrestuar për llogari të Autoriteteve Gjyqësore Italiane 65 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2018 dhe 101 në vitin 2019.

Në të njëjtën periudhë janë zhvilluar, gjithashtu, më shumë se dhjetë Operacione të Përbashkëta Itali–Shqipëri, në kuadër të të cilave janë ndaluar të kërkuar të rrezikshëm (Operacioni Boca 2015; Operacioni Magma; Operacioni The Transporter).
