Mjekët dëshmojnë në polici për 65-vjeçarin që u hodh nga kati IV i spitalit: Ishte në gjëndje të rënduar psikologjike
Në momentin kur 65 vjeçari kreu aktin ekstrem të vetëvrasjes duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit COVID-2, ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar,
Zbulohet nga deklarimet e para të mjekëve të turnit, dhe atyre që kanë ndjekur rastin e 65-vjeçarit, Hasan Mira, dhënë në polici mbrëmjen e sotme pak orë pas ngjarjes së rëndë.
Dhoma ku ishte shtruar pacienti kishte vetëm dritare.
Ata kanë deklaruar pranë grupit hetimor se Miri, ka shfaqur ditën e sotme, sjellje jo të qëndrueshme dhe të rënduar psikologjike, raporton gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.
Ndërkohë në një njoftim zyrtar thuhet se pacienti kishte vetëm një ditë në atë spital.
" 65-vjeçari ishte shtruar një ditë më patë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit" thuhet në njoftimin zyrtar të spitalit.
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e sotme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.
Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, është vjehrri i deputetit të LSI Gjetan Gjetani, i cili ju bashkua kësaj force politike pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS.
Lexo edhe: E rëndë: Tjetër pacient me Covid vdes duke u hedhur nga kati i 4-t i “Shefqet Ndroqi”