Dy automjete përplasen në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2020, 08:25
Një aksident automobilistik është regjistruarmëngjesin e sotëm (3 shtator), në shtator, në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy automjete janë përplasur, dhe për pasojë ka ndërruar jetë njëri prej drejtuesve.
‘’Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë’’, informon policia.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin ePolicisë Nr.6, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(Foto ilustruese)